Gjykata në Missouri mbrojti ligjin që ndalon ata që janë nën 21 vjeç për të qenë dëshmitar në ekzekutime.
Një gjykatës në SHBA ka refuzuar dje kërkesën e një vajze 19-vjeçare për të qenë prezentë në ekzekutimin e babait të saj me injeksion fatal, duke mbrojtur ligjin aktual në fuqi.
Kevin Johnson prite të ekzekutohet të martën për vrasjen e oficerit të policisë William McEntee në vitin 2005. Avokatët e Johnson thanë se kanë ende procese apeli në pritje për të kursyer jetën e tij.
Bija e tij Khorry Ramey, ka kërkuar të ndalojë ekzekutimin dhe grupi civil Unioni i Lirive Amerikane ka depozituar një mocion në gjykatën e Kansas City.
“Jam e trishtuar që nuk do të jem me babanë tim në momentet e tij të fundit”, tha në një deklaratë Ramey. “Babai im është personi më i rëndësishëm në jetën time. Ai ka qenë i gatshëm për mua të gjithë jetën, edhe pse është i burgosur”, shtoi ajo.
Ramey tha se lutet që guvernatori Michael Parson të japë faljen për Johnson dhe të ndalojë ekzekutimin. Avokatët nuk mohojnë fajin e të dënuarit por thonë se dënimi me vdekje është motivuar nga racizmi, teksa Johnson është me ngjyrë kurse viktima McEntee ishte i bardhë.
Avokatët kanë kërkuar ndërhyje për Johnson prej sëmundjes së tij mendore dhe për faktin se ishte 19 vjeç në kohën e vrasjes.
Top Channel