SHBA/ Gjykatësi vendos se bija 19-vjeçare nuk mund të shikojë ekzekutimin e babait të dënuar (fotot)

28/11/2022 17:48
Kevin Johnson me te bijen Khorry dhe nipin

Gjykata në Missouri mbrojti ligjin që ndalon ata që janë nën 21 vjeç për të qenë dëshmitar në ekzekutime.

Një gjykatës në SHBA ka refuzuar dje kërkesën e një vajze 19-vjeçare për të qenë prezentë në ekzekutimin e babait të saj me injeksion fatal, duke mbrojtur ligjin aktual në fuqi.

Kevin Johnson prite të ekzekutohet të martën për vrasjen e oficerit të policisë William McEntee në vitin 2005. Avokatët e Johnson thanë se kanë ende procese apeli në pritje për të kursyer jetën e tij.

Bija e tij Khorry Ramey, ka kërkuar të ndalojë ekzekutimin dhe grupi civil Unioni i Lirive Amerikane ka depozituar një mocion në gjykatën e Kansas City.

“Jam e trishtuar që nuk do të jem me babanë tim në momentet e tij të fundit”, tha në një deklaratë Ramey. “Babai im është personi më i rëndësishëm në jetën time. Ai ka qenë i gatshëm për mua të gjithë jetën, edhe pse është i burgosur”, shtoi ajo.

Ramey tha se lutet që guvernatori Michael Parson të japë faljen për Johnson dhe të ndalojë ekzekutimin. Avokatët nuk mohojnë fajin e të dënuarit por thonë se dënimi me vdekje është motivuar nga racizmi, teksa Johnson është me ngjyrë kurse viktima McEntee ishte i bardhë.

Avokatët kanë kërkuar ndërhyje për Johnson prej sëmundjes së tij mendore dhe për faktin se ishte 19 vjeç në kohën e vrasjes.

FOTO GALERI
2/3
Kevin Johnson prite të ekzekutohet të martën për vrasjen e oficerit të policisë William McEntee në vitin 2005

Top Channel