Gjuetari qëllohet për vdekje nga qeni i tij që shkeli këmbëzën e pushkës në bagazhin e makinës (fotot)

28/11/2022 15:14

Një i ri që sapo ishte bërë baba është qëlluar për vdekje nga qeni i tij që shkeli teksa po mblidhte mjetet pas një gjuetie në Turqi.

32 vjeçari Ozgur Gevrekoglu, po mbyllte dje fundjavën e gjuetisë në pyllin e Kizlan në provincën turke Samsun, para se të ndodhte aksidenti tragjik.

Sipas raportimeve fillestare, Gevrekoglu besohet se po mbushte pushkën e tij ‘shotgun’ që la në bagazhin e makinës kur qeni kishte kërcyer në mjet dhe me putrën e tij lëshoi këmbëzën.

Mediat turke thonin gjithashtu se gjuetari po vendoste qenin e tij në makinë kur qeni shkeli këmbëzen që lëshoi plumbin drejt të zotit.

Trupi i Gevrekoglu u dërgua fillimisht në spitalin e Alacam dhe më pas u transferua në Samsun, për ekzeminime.

Mediat thonin se burri fatkeq ishte bërë baba vetëm 10 ditë para vdekjes tragjike.

Gevrekoglu, dashamirës qensh, kishte postuar foto të ndryshme të udhëtimeve të gjuetisë në rrjetet sociale. Ai zotëronte disa qen të racave të ndryshme por nuk dihet se cili është ‘përgjegjës’ për vdekjen e tij të parakohshme.

Policia tha se nuk ka palë të treta të dyshuara për vdekjen e Gevrekoglu.

Por disa agjenci vendase raportonin versione të tjera për ngjarjen duke thënë se  Ozgur mund të ketë qenë viktimë e një sulmi të mirëmenduar.

Prokuroria tha se po vijon hetimet.

FOTO GALERI
1/5
32 vjeçari Ozgur Gevrekoglu, po mbyllte dje fundjavën e gjuetisë në pyllin e Kizlan në provincën turke Samsun, para se të ndodhte aksidenti tragjik

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA