Avioni ngatërrohet dhe ngec në shtyllat e energjisë elektrike/ Mijëra banorë pa energji në SHBA (foto)

28/11/2022 13:16

Një aeroplan i vogël me dy persona në bord u përplas me një kullë të transmetimit të energjisë në Montgomery County, Maryland, të dielën në mbrëmje, thanë autoritetet. 

Piloti dhe pasagjeri të cilët mbetën të bllokuar për shtatë orë në avion, 100 metra nga toka, janë shpëtuar, por kanë lëndime të rënda nga përplasja ndërsa hipotermia ishte gjithashtu një problem, tha shefi i zjarrfikësve të kontesë Montgomery, Scott Goldstein.

Incidenti ndodhi rreth orës 17:40 të së dielës duke lënë rreth 120,000 banorë pa energji.

Ekipet e shpëtimit arritën të ‘tokëzojnë elektrikisht’ avionin rreth orës 23:30, tha shefi i zjarrfikësve. Ata më pas siguruan avionin që të mos rrëzohej, përpara se të dy burrat të dilnin në mënyrë të sigurtë deri në orën 12:36 të së hënës.

Policia e Shtetit të Maryland bën të ditur emrat që janë  piloti Patrick Merkle, 65 vjeç, nga Washington DC dhe pasagjeri Jan Williams, 66 vjeç, nga Luiziana.

Administrata Federale e Aviacionit tha se shkaku i rrëzimit nuk ishte i qartë dhe një hetim i përbashkët me Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit është duke u zhvilluar.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA