Një ndeshje derbi në Turqi u ndërpre pasi një tifoz vendas mori shkopin e flamurit të këndit dhe sulmoi dhunshëm portierin.
Ndeshja derbi midis rivalëve Göztepe dhe Altay të Turqisë u anulua 25 minuta pas pjesës së parë. Loja u ndërprerë për shkak se tifozët po merrnin trajtim mjekësor pas trazirave në tribunë.
Një tifoz i Göztepe vrapoi në fushë, mori flamurin e këndit dhe goditi portierin e Altay, Ozan Evrim Ozenc. Portieri 29 vjeçar, u godit dy herë, në shpinë dhe në kokë ndërsa iu shmang me vështirësi sulmit derisa sigurimi dhe lojtarët e tjerë ndaluan tifozin.
Goztepe vs Altay in Turkey was interrupted after a fan attacked the Altay goalkeeper with the corner flag… 😧pic.twitter.com/ylfsSKmrxM
— SPORTbible (@sportbible) November 27, 2022
Ozenc u dërgua më pas në spital, teksa është jashtë rrezikut për jetën. Me herët tifozët vendas hodhën në fushë sende të forta dhe flakadanë, me ndeshjen që për asnjë moment nuk u zhvillua normalisht.
Tifozi që sulmoi mësohet se është arrestuar nga policia.
Göztepe dhe Altay janë rivalë të vjetër nga qyteti i Izmirit.
Top Channel