Kjo është rruga në lagjen Magjat në Kuçovë, e cila lidh lagjen lindore dhe disa fshatra me qytetin e Kuçovës dhe spitalin.

Siç duket dhe nga pamjet gjendja e kësaj rruge është tejet e amortizuar.

Ka pasur dhe incidente ku, disa fëmijët nga rruga e keqe kanë thyer këmbën dhe sot janë me proteza hekuri.

Situata është rende paraqitet në dimër ku shirat gërryejnë rrugën duke hapur kanale .

Ky është një shtetas gjerman i cili prej pak kohesh jeton në këtë zonë .

“Rruga është shumë e keqe .Për të shkuar te spitali shpesh herë e lë makinën aty poshtë duke u ngjitur më këmbë. Në Gjermani nuk ka një rrugë të tillë ,se po të kishte njerëzit nuk do të ndërtonin fare shtëpi”, tha shtetasi gjerman.

Sipas banorëve kjo rrugë nuk është prekur kurrë nga investimet prej më shumë se 30 vitesh.

Top Channel