Në ujërat rreth Karaburunit u kap për herë të dytë një peshk i rrezikshëm, i cili nëse preket pa kujdes shkakton probleme shëndetësore për peshkatarët.

Ata duhet të bëjnë kujdes kur bien në kontakt me peshkun luan që është invaziv për ujërat tona.

Peshkatari Sherif Dyrmishi thotë se peshku u kap në thellësi deri 40 metra në brendësi të gjirit të Vlorës pranë Karaburunit

“Helmi i tij është  i rrezikshëm dhe ky peshk nuk duhet të konsumohet”, tha ai.

Peshku tropikal tipik i brezit koralor të Detit të Kuq alarmon edhe vendet e tjera rreth bazenit mesdhetar. Peshqit invazivë shqetësojnë shkencëtarët sepse dëshmojnë ngrohjen e detit por dhe mund të dëmtojnë ekosistemin në detin e huaj ku shumohen me shpejtësi.

Top Channel