
25/02 09:55
Lucas Hernandez duhej të largohej nga Katari dhe kombëtarja e Francës, për shkak të një këputjeje të ligamentit në gjurin e tij të djathtë.
Mbrojtësi nuk humbi kështu vetëm Kupën e Botës, por edhe sezonin me Bayern Munich, por nga kampionët në fuqi të Gjermanisë bëhet me dije se operacioni i Lucas është kryer me sukses.
Mediet franceze kanë zbuluar se Lucas, i cili ka pasur edhe në të shkuarën një sërë dëmtimesh, mendoi që të tërhiqej nga futbolli.
Megjithatë duket se ka qenë një diskutim me mamanë e tij që e ka bërë të lërë pas një mendim të tillë dhe të vazhdojë të luajë./ Super Sport
Top Channel