Jude Bellingham është kthyer në kryefjalën e merkatos pasi për shërbimet e tij interesohen disa skuadra.
Së fundmi, në garë për shërbimet e talentit anglez është edhe Liverpool dhe sipas medieve britanike, “The Red” kanë avancuar në bisedime.
Anglezët kërkojnë të përshpejtojnë në bisedime pikërisht për të fituar konkurrencën me Real Madrid, pasi spanjollët prej kohësh janë në gjurmët e lojtarit të Borussia Dortmund.
Gjermanët e kanë kuptuar tashmë se për ta mbajtur në skuadër Bellingham do të jetë shumë e vështirë dhe tani kërkojnë të përfitojnë sa më shumë të jetë e mundur.
Kartoni i Jude vlerësohet rreth 100 milionë euro, me Liverpool që është i vendosur të paguajë këtë shumë dhe të rikthejë në “ishull” talentin, i cili realizoi golin e parë me përfaqësuesen e Anglisë në Kupën e Botës, Katar 2022 ndaj Iranit në suksesin 6-2.
Top Channel