Edhe pse janë miqtë tuaj më të ngushtë këto shenja të zodiakut nuk jua thonë kurrë të vërtetën në sy!

27/11/2022 10:51

Ka disa njerëz që pavarësisht se duken shumë të sinqertë me ju gjithmonë fshehin diçka dhe kurrë nuk e thonë atë që me të vërtetë mendojnë për ty ose për një situatë të caktuar.

Kjo varet edhe nga shenja e tyre e zodiakut. Njihuni me shenjat e horoskopit që kurrë nuk ju tregojnë atë që mendojnë:

1.Demi

Personat e shenjës së Demit nuk e thonë kurrë atë që mendojnë vetëm në rastet kur duan t’ju bëjnë ndonjë kompliment. Në të kundërtën do të heshtin dhe nuk do të thonë se çfarë u pëlqen apo çfarë mendojnë. Këta persona mund të ta thonë pas shumë vitesh se çfarë i ka penguar. Shikimi i tyre ndonjëherë flet më shumë se fjalët, siç flasin edhe veprat. Do t’ju tregojë me siguri që diçka nuk është në rregull, por ju kurrë nuk do e kuptoni.

2.Binjakët

Binjakët flasin shumë, mirëpo ata gjithmonë dinë se çfarë të thonë. Kurrë nuk do t’ju thonë të gjitha ato që mendojnë, por atë që do të duhej të dëgjonit. Ata nuk duan që askush të lëndohet dhe shmangin temat e pakëndshme. Binjakëve kur diçka nuk u intereson, shmangen dhe shikojnë punët e veta. Nuk dëshirojnë të mbajnë inat.

3.Gaforrja

Gaforret as në ëndërr nuk të thonë asgjë. Ata do të bëjnë sikur nuk kanë dëgjuar se i keni pyetur për diçka të rëndësishme, se nuk kanë kohë apo tani nuk mund të mendojnë për atë gjë. Humori i tyre ndryshon shpejt dhe nuk mund të vendosin se kujt t’ia thonë atë që duhet dhe kujt jo. Ata u përmbahen disa përgjigjeve të përgjithshme në mënyrë që të gjithë të jenë të kënaqur.

4.Peshqit

Peshqit do të heshtin gjithmonë në çdo gjë që munden. Nëse ju nevojitet dikush i cili nuk do t’ju gjykojë dhe nuk do t’ju thotë se çfarë i pengon, kjo shenjë është bashkëbiseduesi dhe miku më i mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA