Brazili është fokusuar totalisht te Kupa e Botës, Katar 2022, por së fundmi është mësuar se Federata Braziliane e Futbollit në vitin 2021 ëhstë refuzuar nga trajneri aktual i Barcelonës, Xavi Hernandez.
Ish-mesfushori u njoftua nga Federata Braziliane përpara se të prezantohej te Barcelona, por Xavi tregon se nuk kishte dyshime për vendimin e tij, duke thënë se, ai i lajmëroi menjëherë se ishte në pritje të kontratës me Barcelonën dhe se katalanasit ishin prioriteti i tij.
“Ishte një ofertë krejtësisht e papritur, për mua ishte surprizuese sepse nuk e prisja kurrë. Kam folur me ta përmes agjentit tim. Kisha mundësinë të bashkohem me stafin e Tite-s dhe të punoja me ta, por prioriteti im ishte Barcelona, pasi doja rolin e trajnerit kryesor. Unë jam aty ku dua të jem, për mendimin tim në klubin më të mirë në botë, dhe ky klub është në zemrën time. Unë jam duke u përpjekur të përmirësoj situatën te Barcelona dhe të rikthehemi te trofetë” – tha spanjolli.
Xavi mori drejtimin e katalanasve në nëntor të vitit 2021, duke zëvendësuar holandezin Ronald Koeman pas një fillimi zhgënjyes të atij sezoni.
Xavi në sezonin e parë siguroi vendin e dytë në La Liga, ndërsa në këtë sezon aktual, skuadra e tij ka bërë një fillim të mirë dhe janë në krye të renditjes, por pa harruar faktin se në arenën europiane katalansit dështuan sepse nuk ia dolën për të kaluar fazën e grupeve të UEFA Champions League./ Super Sport
Top Channel