Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë/ Makina përplaset me trafikndarësen! Dy viktima, shoferi në gjendje të rëndë

27/11/2022 11:50

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 01.15 të së dielës në autostradën Durrës-Tiranë, ku dy vajza kanë humbur jetën, ndërsa shoferi është plagosur rëndë.

Të rinjtë udhëtonin me automjetin tip “Ford” me targë  AA014ZE nga Durrësi në drejtim të Tiranës.

Viktimat e aksidentit janë Silva Gjergji nga Rubiku dhe Roxhesa Klironomi, 24 vjeç, banuese në lagjen nr. 5 në Durrës.

Dyshohet se drejtuesi i makinës Arbër Tivari, 26 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë dy pasagjeret që ndodheshin në makinë kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes.

I riu që drejtonte automjetin është transportuar me urgjencë drejt Traumës në Tiranë, ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka bërë arrestimin e të riut nga Durrësi, i cili ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Dyshohet se shpejtësia është shkak i aksidentit, por nuk përjashtohet as ndonjë rrethanë e pazakontë në rrugë që e ka detyruar shoferin të devijojë dhe të humbasë kontrollin mbi drejtimin e mjetit.

Në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. T., 26 vjeç, dyshohet se  ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti  është përplasur me trafik ndarësen.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy pasagjeret shtetasja S. Gj., 26 vjeçe, dhe pasagjerja  tjetër ende e  paidentifikuar  që ndodheshin në automjet. Ndërsa shtetasi A. T,  është transportuar  në spital  në gjendje të rëndë”, sipas policisë.

Grupi hetimor ka kryer veprimet në vendngjarje, ndërsa ekspertët po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

FOTO GALERI
12/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA