Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka theksuar se orientimi gjeostrategjik i kombit shqiptarë është Bashkimi Evropian, NATO dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Konjufca para deputetëve të kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, në mbledhjen e parë të përbashkët theksoi se sa më afër janë Shqipëria dhe Kosova, aq më lehtë është të mbrohen aspiratat kombëtare.
“Orientimi ynë gjeo-strategjik kombëtar është në Bashkimin Evropian dhe brenda NATO-s dhe gjithnjë në miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai.
Kryeparlamentari i Kosovës adresoi akuza ndaj Serbisë, duke u shorehur se ka si synim destabilizimin e Kosovës.
“Serbia na lufton nga brenda dhe nga jashtë pa zgjedhur mjete. Ajo synon destabilizimin e Kosovës”, shtoi Konjufca.
Në vigjilje të festës së 28 Nëntorit, Konjufca tha se gjithë heronjtë dhe veprimtarët që kanë rënë për çlirimin e Kosovës kanë pasur më zemër 28 Nëntorin.
Top Channel