Trudeau përgjigjet në komisionin e hetimit të dhunës së policisë ndaj kamionistëve protestues anti-vaksina (fotot)

26/11/2022 18:38

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau dëshmoi sot në seancën dëgjimore për shpërndarjen e dhunshme të kamionistëve protestues që kishin bllokuar disa akse në fillim të vitit kundër politikave të tij të vaksinimit.

Ai mbrojti përdorimin e fuqive të emergjencës duke cituar si arsye “kërcënimin për dhunë serioze”.

Dëshmia e sotme në Komisionin e Emergjencës së Rendit Publik i jep fund gjashtë javëve dëgjime për përdorimin e “fuqive të emergjencës” që Trudeau aktivizoi në shkurt.

Kritikët thonë se veprimet e kryera ishin të ekzagjeruara, por ai tha se “protestuesit kishin shtyrë automjetet e policisë” dhe se “po përdornin fëmijët e tyre si mburojë”.

Ai shtonte se policia trembej se kamionistët “mund të fshihnin armë” dhe inteligjenca kishte paralajmëruar për “ekstremizëm ideologjik të dhunshëm” që mund të sillte sulme individuale.

Lëvizja e njohur e kamionistëve e njohur si “Karvani i Lirisë” u grumbullua në kryeqytet nga e gjithë Kanadaja, për të shprehur zemërimin ndaj kërkesës së vaksinimit të detyruar.

Kërkesat e protestës u zgjeruan në refuzimin e të gjitha kufizimeve të virusit, në një axhendë të plotë anti-qeveritare me mbështetje popullore.

Mitingjet e solidaritetit dhe kamionistët shkaktuan bllokim aksesh të rëndësishme rrugore, përfshi dhe kalimin kryesor të urës drejt Detroit në SHBA.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA