Një shpërthim me lëndë eksplozive ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.

Lënda plasëse është vënë në një biznes në lagjen nr. 7 të qytetit, në rrugën “Aleksandër Goga”. Si rezultat i shpërthimit nga eksplozivi i vendosur në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases Jonida Karaboja, janë shkaktuar vetëm dëme  materiale.

Ndërkohë policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë Durrës disa shtetas, ndërsa vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, konflikteve të mundshme të pronares së biznesit për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 7, Durrës, në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases J. K., ka shpërthyer një sasi e vogël, e dyshuar lënde plasëse. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon puna intensive nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel