Plani për ‘ndalimin e grave’ nga parku kombëtar australian shkakton zemërim te aborigjenët (fotot)

26/11/2022 17:06

Një propozim për ndalimin e hyrjes se grave në një park kombëtar në New South Wales, Australi ka shkaktuar zemërim mes grave vendase indigjene që kanë refuzuar lëvizjen si “diskriminuese”.

Parku kombëtar Wollumbin në veri të New South Wales, tërheq më shumë se 127,000 vizitorë çdo vit.

Mali Wollumbin është shpallur “vend aborigjen” nga lartësia 700 metra deri në majë nga qeveria lokale në 2014, për të mbrojtur vlerat kulturore dhe për ta njohur si një vend të rëndësishëm të popujve aborigjenë të vendit.

Por parku kombëtar është mbyllur që prej nisjes së izolimeve dhe qeveria kërkon ta mbyllë përgjithmonë ndaj vizitorëve.

Ministri i mjedisit James Griffin tha se sipas grupit aborigjen Wollumbin që menaxhon parkun, “mali konsiderohet vend burrash, prandaj shteti do të aplikojë kufizime gjinore si për vizitorët dhe për punëtorët në Wollumbin”.

Plani thotë se parashikon dhe “statusin e shenjtë” të Wollumbin si një vend aborigjen “çka mund të manifestohet fizikisht”, si për shembull duke bërë që gratë të mos ndjehen mirë ose të vihen në rrezik.

Por grupi vendas i grave aborigjene Ngarakbal Githabul thanë se e kundërshtojnë kufizimin duke argumentuar se shumë gra aborigjene kanë lidhej të thella shpirtërore me zonën.

Stella Wheildon, grua indigjene e brigjeve veriore tha për rrjetin  The Daily Telegraph se ka kryer hulumtime për historinë e vendit.

“Grupi Wollumbin po diskriminon kundër grave dhe zakoneve tona,”tha Wheildon, duke shtuar se kufizimi ndalon gratë të kenë akses në vende të shenjta të malit.

Ajo shtoi se etiketimi i malit si një “vend burrash Bundjalung” është i pasaktë “dhe dëmton kulturën e lashtë vendore”.

Autoritetet thonë se ende nuk kanë marrë për të ardhmen duke shtuar se konsultimet vazhdojnë.

FOTO GALERI
3/5
Memorial i nenes se Elisabeth ne malin e shenjte

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA