19/12 17:00
Antoine Griezmann ka folur pas fitores 2-1 ndaj Danimarkës dhe ka theksuar se ishin përgatitur për më të keqen, duke ditur se më herët kishin humbur përballje me danezët.
Duke folur në konferencën për mediet pas këtij takimi, francezi u shpreh:
“E dinim se do të ishte një ndeshje e komplikuar, humbëm tre herë në Nations League kundër Danimarkës, por luajtëm mirë, si skuadër, kush hyri bëri mirë, ishte një fitore e mirë”.
26 asistime për Francën, njësoj si Zidane, si ndihesh?
“Jam shumë krenar për këtë, por vazhdoj të mendoj për punën si ekip, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Të gjithë kemi bërë një punë të jashtëzakonshme, të gjithë jemi të kënaqur me këtë kualifikim”, tha ai./ Super Sport
Top Channel