Numri i infektimeve në vendin tonë mbeten me rimte të ulëta, ku janë kryer 381 testime dhe pozitivë rezultuan gjashtë persona.

Qytetarët e infektuar janë dy në Tiranë dhe nga një qytetarë në Kurbin, Fier, Tepelenë, Kuçovë

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë 167 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2 dhe janë shëruar 14 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,447 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 26 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 6
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 381

Testime totale 2,008,302
Raste pozitive 332,208
Raste të shëruara 328,447
Raste Aktive 167
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 140
Gjirokastër 9
Fier 6
Berat 4
Vlorë 3

Shkodër 1
Durrës 1
Kukës. 1
Dibër. 1
Lezhë. 1

Top Channel