Australia ringrihet pas humbjes së rëndë të pësuar ndaj Francës në ndeshjen e parë të saj në Botërorin e Katarit.
Skuadra australiane mundi Tunizinë me rezultatin 1-0 duke marrë 3 pikë të rëndësishme që i japin shpresa për një kualifikim të mundshëm për të raundin e 1/8 të finaleve të kompeticionit.
Pjesa e parë ndonëse me ritme të ulëta, ishte shumë e luftuar nga të dyja skuadrat. Australia është shumë e rrezikshme në krahë ku spikati Karaçiç.
Sfida u zhbllokua në minutën e 23 kur Goodwin me një krosim perfekt gjeti Mitchell Duke me këtë të fundit që goditi topin me kokë duke e dërguar atë në rrjetë.
Tunizia filloi të shfaqej në zonën australiane në minutat e fundit të kësaj pjese teksa tentoi me Drager, por shansin më të mirë për të barazuar e pati Msakni gjuajtja e të cilit vetëm për pak centimetra përfundoi jashtë portës australiane.
Pjesa e dytë ishte shumë taktike, Australia u mbrojt me skemën 4-4-1-1, ndërsa afrikanoveriore nisi sulmet më 4 futbollistë ofensivë duke marrë kontrollin e mesfushës.
Edhe në këtë pjesë të dytë ishte Msakni që kishte rastin më të mirë për të shënuar për tunizianët, ndërsa Australia diti të rezistojë deri në fërshëllimën e fundit të arbitrit duke marrë në këtë mënyrë një fitore me peshë në këtë Kupë bote.
Top Channel