Foto ilustruese

25-vjeçari nga Ukraina është vënë në pranga, pasi tentoi të kalonte katër emigrantë të paligjshëm në kufi.

I riu me iniciale D. S., banues në Tiranë, u lokalizua nga policia në hyrje të autostradës “Vlorë-Fier”.

Pas kontrollit të kryer, ukrainasit iu konstatuan emigrantët, të cilëve iu kishte marrë para për t’i ndihmuar të kalonin kufirin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Njoftimi policisë:

DVP Vlorë/Goditet 1 rast tjetër i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Transportonte kundrejt fitimit, 4 emigrantë, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 25-vjeçari nga Ukraina.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të punës me fokus parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë kundrejt fitimit, emigrantëve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kanë konstatuar një rast tjetër të kësaj veprimtarie.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi ukrainas D. S., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ky shtetas u kap në flagrancë, në hyrje të autostradës “Vlorë-Fier”, duke transportuar me automjet, kundrejt përfitimit, 4 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel