Duhet ta dimë se ndoshta jemi vërtet në të ardhmen kur edhe një robot ‘kryen vetëvrasje’, sipas disa opinioneve në rrjet.

Kjo raportohet se ndodhi në verën e 2017, kur një robot patrullimi në kryeqytetin amerikan Washington D.C i quajtur Steve, u rrëzua duke u rrotulluar në një shatërvan dhe “vdiq”.

Ekspertët thonë se Steve ishte një robot sigurie tip Knightscope K5 që patrullonte mes ndërtesave administrative në Washington, D.C.

Por teksa ishte “në detyrë” ai papritur u rrotullua duke rënë në shatërvan, dhe aty ‘u mbyt’.

Por megjithë aksidentin në dukje, përdoruesit vigjilentë në internet thanë se roboti mekanik kishte “kryer vetëvrasje”. A ishte vërtet kështu?

“Roboti ynë i zyrës, i cili ishte një robot sigurie, mbyti veten e tij,” shkruante rezidenti i zyrave Bilal Farooqui në rrjetet sociale. Ai ankohej më tej për teknologjinë: “Na kishin premtuar makina fluturuese, robotë shërbëtorë, por në fakt na japin robotë vetëvrasës”.

Prandaj Knightscope mori të studionte informacionin që përmbahej në “kutinë e zezë” të Steve, për të përcaktuar nëse ishte ai vetë autori fatkeqësisë së tij.

Dhe në fakt ata zbuluan se roboti nuk kishte kryer vetëvrasje, por ishte viktimë e një gabimi teknik.

Algoritmi që e komandonte atë nuk kishte arritur te dallonte një sipërfaqe të pa-niveluar ku roboti po kalonte dhe pa dashje u rrokullis duke rënë në shatërvan. Aty përbërësit e tij elektrikë kishin bërë ‘qark të shkurtër’ dhe … “si i thotë fjalës, vdiq”, shkruan rrjeti Newsweek.

Kompania thotë se Steve ishte duke shënuar territorin e kompleksit të zyrave kur hasi shkallët e shatërvanit dhe ra në të.

Por megjithë arsyen e vërtetë se si Steve u mbyt, shumë përdorues në rrjet preferojnë idenë se në ditët e sotme deh një robot mund të kryejë vetëvrasje.

Kjo pasi rezidentët thonë se Steve teksa patrullonte lëshonte tinguj të gëzueshëm që rrisnin humorin.

Madje punonjësit ngritën dhe një memorial për robotin jashtë ndërtesës, ndërsa ngrinin pyetjen nëse robotët e të ardhmes që pritet të kenë “inteligjencë” do të mund të bien në depresion.

FOTO GALERI
1/2
Teksa ishte “në detyrë” ai papritur u rrotullua duke rënë në shatërvan, dhe aty ‘u mbyt’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA