Këshilltari i Ministrisë së Energjisë në Ukrainë Oleksandr Kharchenko, ka bërë me dije se furnizimi me energji elektrike ë kryeqytetin Ukrainas Kievin, do të rikthehet në nivelet normale së shpejti.
Kharchenko, tha në një konferencë se “faktori kryesor” në rivendosjen e energjisë në Kiev dhe në të gjithë Ukrainën ishte funksionimi i tre centraleve bërthamore funksionale të vendit. Ai tha se priste që ata të punonin me kapacitet normal deri të premten mbrëma.
“Tani faktori kyç janë termocentralet bërthamore. … Aktualisht ka mungesë të prodhimit të energjisë,” tha Kharchenko. “Duke gjykuar nga situata, termocentralet tona bërthamore do të arrijnë kapacitetin e tyre normal të planifikuar deri sonte. Kjo do të thotë që ne do të kthehemi në oraret e planifikuara të ndërprerjeve dhe njerëzit do të marrin energji elektrike për të paktën 16 deri në 18 orë në ditë”.
“Qyteti i Kievit do të ketë pak a shumë mbulim normal me energji elektrike nesër”, shtoi ai.
Kharchenko nuk tha se kur priste që furnizimi me energji elektrike për pjesën tjetër të vendit të përmirësohej.
Ukraina është shumë e varur nga energjia bërthamore, sipas Shoqatës Botërore Bërthamore. Para pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt, 15 reaktorët në katër termocentralet e saj prodhonin rreth gjysmën e energjisë elektrike të vendit.
Top Channel