Modelja e njohur si ‘tifozja më seksi e Anglisë’ kërkon ligj kundër ‘persekutuesve’ në internet (fotot)

25/11/2022 16:55

Një britanike që poston shpesh foto në bikini për të shprehur mbështetjen ndaj kuadrës së Anglisë në botërorin e Katarit ka folur së fundmi kundër bullizuesve që e ‘persekutojnë’ shpesh në rrjet.

35 vjeçarja Grace Teal, e njohur në mediat rozë si ‘tifozja më seksi e Anglisë’ pas postimeve të saj, thotë se ka marrë qindra mesazhe abuzive nga tifozët e futbollit që e quajnë “tifoze e rreme” dhe shfrytëzuese të sportit të të përfituar “vëmendje e klikime” në rrjet.

Nëna e një fëmije nga Doncaster ankohej: “Sigurisht jam e lumtur për titullin që më kanë dhënë mediat, më vjen mirë kur më quajnë kështu, unë jam vërtet një tifoze futbolli dhe përfshihem me gjithçka që ka të bëjë me të”.

“Kam një djalë të vogël që dhe atij i pëlqen shumë. Ne shkojnë të dy në barin e zonës japim mbështetjen tonë. Kupa e Botës është një mundësi që njerëzit të bëhem me njëri-tjetrin dhe të festojnë, por talljet në rrjet më zemërojnë shumë”.

“Më kanë bërë të ndjehem shumë keq. Kur më shajnë, shkoj para pasqyrës dhe pyes veten: ‘A dukem vërtet ashtu si më thanë?”‘

Ndërkohë gruaja postonte një foto të vetës në kuzhinë me bikini të kuq, me top në dorë dhe çorape të gjata futbolli.

Ajo thotë se është shumë e lënduar me komentet që e quajnë “Kërkuese vëmendjeje”, apo të tjerë që i thotë se “ka më shumë plastikë në të, sesa ndotja në oqeane”.

Një tjetër koment “persekutimi” e quante atë një “manekin” duke komentuar se “më shumë themel ka ajo sesa një kantier ndërtimi”.

Por Grace insiston se nuk do të lejojë që komentet negative të ndikojnë te ajo dhe tashmë bën thirrje për ligje të reja që të mbrojnë njerëzit nga tallësit online.

“Kam pasiguri në disa aspekte, edhe pse jam e suksesshme – por njerëzit më quajnë ‘gërmuese floriri’ apo edhe më keq”.

“Sinqerisht besoj se arsyeja përse e bëjnë është sepse qendrojnë prapa ekranit dhe nuk kanë guxim të tregojnë fytyrën e tyre. Kushdo që dëmton të tjerët duhet të paguajë pasojat.

Grace thotë se ka qenë më parë modele por është rikthyer në rrjet me fotot për botërorin.

“Dashuria për veten është gjithçka”, thotë Grace duke shtuar se nuk do të heshtë nëse dikush i lëndon ndjenjat.

“Nevojitet diçka për të identifikuar postimet e tmerrshme dhe komentet abuzive, njerëzit duhet të raportojnë abuzimin online, të bëhet diçka për të”, shton gruaja.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA