Katër pyetje, një përgjigje. Për Zlatan Ibrahimovic, Olivier Giroud do të jetë lojtari më i mirë i kupës së botës. Në një intervistë të dhënë, sulmuesi i Milanit beson se shoku i tij i skuadrës do të rrëmbejë katër çmimet individuale në Katar.
“Kush do të jetë lojtari më i mirë? Olivier Giroud. Kush do të jetë sulmuesi më i mirë? Olivier Giroud. Kush do të na befasojë? Unë mbështes mikun tim Olivier Giroud. Kush do të jetë talenti më i madh në turne? Olivier Giroud sepse ai është ende i ri, dhe nëse e them se ai është ende i ri, jam edhe unë”
Sulmuesi francez shënoi dy gola përball Australisë dhe për momentin udhëheq listën e golashënuesve në kupën e botës së bashku me Saka, Taremi, Torres dhe Valencia. Giroud është vetëm një gol larg për tu bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Francës.
Intervista e Ibrahimovic është një tregues i qartë për marrëdhënien e mirë që kanë të dy sulmuesit. Rikthimi i Zlatan te kuqezinjtë solli ringritjen e Milanit, ndërsa Giroud ishte vendimtar me golat e tij për të rikthyer Milanin te titulli kampion, por jo vetëm kaq, pasi francezi kualifikoi Milanin në fazën me eleminim direkt në Champions League.
Top Channel