Humb jetën një 48-vjeçar i burgosur në Dubravë të Kosovës

25/11/2022 16:42

Shërbimi Korrektues i Kosovës informoi se sot rreth orës 11:30, në stacionarin shëndetësor të Qendrës Korrektuese të Dubravës ka humbur jetën një i burgosur.

SHKK bëri të ditur se i burgosuri që vdiq është E.D, viti i lindjes 1974.

“Si pasojë e sëmundjes është kërkuar që i burgosuri të dërgohet në Stacionarin e Burgut të Dubravës, mjeku kujdestar bënë kontrollin mjekësor, ku edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë. I njëjti ishte i dënuar për veprat penale; Grabitje, Mbajtje në pronësi ose posedim i paautorizuari armëve.”, u bë e ditur në njoftim.

SHKK për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, siç u potencua, ka bërë dy herë kërkesë për pezullimin e dënimit, por siç u shtua, kërkesat janë refuzuar.

“Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes.”, shtoi SHKK.

Top Channel