19/12 18:49
Lea nuk arriti t’i mbajë lotët pas kërcimit që ish-shoqja e saj dhe Petro bënë në studion e Për’puthen.
Vetëm pas disa minutash konkurrentja nisi të qante, ndërsa më pas e arsyetoi të gjithë këtë shpërthim.
Ajo u shpreh se gabimi më i madh që ka bërë është takimi me Petron dhe se është faji i tij për gjendjen e krijuar.
“Gabimi më i madh është takimi që kam bërë me Petron. Ishte Petro ai që ma dha atë afrimitet dhe siguri. E tani e shoh duke kërcyer me Irisin dhe është shumë e qartë çdo gjë. Pashë Petron dhe Irisin, ndërsa më përpara komentet. Të gjitha këto më prekën dhe normal që do shpërtheja”, tha Lea.
Top Channel