Pas fitores në debutim ndaj Senegalit, Holanda e Louis Van Gaal tenton një tjetër sukses që do sillte kualifikimin dhe avancimin më tej në Katar 2022.
Kombëtarja tulipane sfidon Ekuadorin në duelin që do luhet në “Khalifa International Stadium”.
Dy skuadrat siguruan fitore në duelet e para në grupin A, ndërkohë që trajnerët kanë përzgjedhur formacionet për takimin që nis në orën 17:00. Van Gaal ka bërë tri ndryshime në 11-n titullare krahasuar me takimin ndaj Senegalit.
Matthijs De Ligt ka përfunduar në stol. “Gjenerali” ka preferuar Jurrien Timber, 21-vjeçarin e Ajaxit, në vend të mbrojtësit të Bayern Munchen. Pankinë edhe për Vincent Janssen, ndërkohë që është spostuar Cody Gakpo në sulm. Ylli i PSV-së formon dyshen ofensive me Steven Bergwijn.
Një fanellë titullari ka përfituar në mesfushë edhe Teun Koopmeiners i Atalantës, i cili ka ulur në pankinë Steven Berghuis, 30-vjeçarin e Ajaxit./ Super Sport
FORMACIONET ZYRTARE
Top Channel