Emrat/ Njëri vëlla e porositi, tjetri e mbajti në shtëpi, 10 të arrestuarit për kokainën e kapur në Fier

25/11/2022 11:57

Zenel Çervanaku është porositësi i plehut ku ishte e fshehur kokaina në Mal të Zi.

Lënda narkotike u magazinua në shtëpinë e vëllait të tij, Viktor Çervanakut, raporton gazetarja Dorjana Bezat. Të dy vëllezërit kanë rënë në pranga dhe bashkë me ta dhe tetë shtetas të tjerë të përshirë në këtë veprimtari të paligjshme: Denilson Çervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.

SPAK tregoi se porosia ishte bërë që në maj të 2022 dhe në plehun organik u gjendën plot 430 kg kokainë, vlera e të cilave kapte shifrën e 40 mln eurove.

Prokuroria tha se plehu organik u porosit nga Shqipëria dhe do të transportohej me anije nga Kolumbia përmes Portit të Pireut të Greqisë dhe porositësi ishte shqiptar. Deri më tani janë 10 të arrestuar, ndërsa autoritetet po punojnë me partnerët e huaj për bashkëpunëtorët e tjerë jashtë territorit të Shqipërisë.

Top Channel