Pas fitores në debutim ndaj Senegalit, Holanda e Louis Van Gaal tenton një tjetër sukses që do sillte kualifikimin dhe avancimin më tej në Katar 2022. Kombëtarja tulipane sfidon Ekuadorin në duelin që do luhet në “Khalifa International Stadium”.
Holandë – Ekuador 1-1 (Gakpo 6’/ Valencia 49′)
59’ – Pranë përmbysjes Ekuadori. Pasnjë zbritjeje të shpejtë, Gonzalo Plata godet bukur, pot topi përplaset në traversë dhe më pas largohet nga mbrojtja holandeze.
49’ – Goooool. Pasi mbylli pjesën e parë me një gol të anuluar, Ekuadori e nis edhe të dytën me gol, këtë herë të rregullt, duke rikthyer baraspeshën. Enner Valencia është njeriu-gol i ekuadorianëve, pasi u gjet në vendin e duhur për të shtyrë në rrjetë një top të grushtuar nga portieri holandez.
45′ + 3 – Ekuadori gjen golin e barazimit, por festa zgjat vetëm pak sekonda, pasi anulohet. Një futbollist ekuadorian në pozicion jashtë loje, ishte në rrezen e portierit dhe për arbitrat goli nuk vlen, pavarësisht protestave…
6’ – Gooooool. Gakpo shënon një supergol dhe i jep avantazhin Holandës. Sulmuesi lëshoi një goditje fantastike nga distanca, duke gjetur golin e dytë në po kaq ndeshje në Katar 2022.
Dy skuadrat siguruan fitore në duelet e para në grupin A, ndërkohë që trajnerët kanë përzgjedhur formacionet për takimin që nis në orën 17:00. Van Gaal ka bërë tri ndryshime në 11-n titullare krahasuar me takimin ndaj Senegalit.
Matthijs De Ligt ka përfunduar në stol. “Gjenerali” ka preferuar Jurrien Timber, 21-vjeçarin e Ajaxit, në vend të mbrojtësit të Bayern Munchen. Pankinë edhe për Vincent Janssen, ndërkohë që është spostuar Cody Gakpo në sulm. Ylli i PSV-së formon dyshen ofensive me Steven Bergwijn.
Një fanellë titullari ka përfituar në mesfushë edhe Teun Koopmeiners i Atalantës, i cili ka ulur në pankinë Steven Berghuis, 30-vjeçarin e Ajaxit.
FORMACIONET ZYRTARE
Top Channel