Një shtatëdhjetë vjeçar ka vrarë gruan e tij 63 vjeçe orët e hershme të mëngjesit të së premtes në Prishtinë.

Në shtëpinë e tyre në rrugën ‘Mark Isaku’ në Prishtinë, 70-vjeçari dyshohet të ketë vrarë gruan e tij rreth orës 4:40 të mëngjesit  e më pas rreth orës 5:00 të mëngjesit është vetëdorëzuar në polici.

Komshinjtë e çiftit tregojnë se një natë më herët rreth orës 22:00 të kenë parë të dyshuarin pranë dyerve të shtëpisë duke pirë duhan e më vonë natën kanë dëgjuar edhe zhurmët e dyerve të jashtme të oborrit.

Çifti jetonin vetëm në shtëpinë e tyre dhe deri tani Prokuroria e Prishtinës nuk e ka të qartë motivin që çoi deri te vrasja, derisa njofton që ka sekuestruar sëpatën si provë materiale dhe po vazhdon me kryerjen e hetimeve.

Viktima 63-vjeçare ka ushtruar profesionin e mësueses në shkollën fillore Dardania në Prishtinë ku edhe është ndërprerë mësimi dhe të gjitha aktivitetet në shkollë. Gjykata Themelore e Prishtinës do të pritet të caktojë masën e sigurisë për të dyshuarin.

Top Channel