Një 32-vjeçar i cili ditën e djeshme dhunoi me grushte një avokat në Fier pas një seance gjyqësore, është arrestuar nga policia.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga ra 32-vjeçari me iniciale I.V., si dhe u mor nën hetim në gjendje të lirë 70-vjeçari J.V.

Gjyqi për çështje pronësie përfundoi me rrahjen e avokatit dje në Gjykatën e Fierit.

Ngjarja ndodhi pranë gjykatës së Fierit në përfundim të një seance gjyqësore, aty ku pasi kanë dalë nga godina e gjykatës, palët janë konfliktuar me njëra-tjetrën, duke përfunduar në  sherr. Grushteve nuk i shpëtoi as avokati.

Ndërkohë, grupi hetimor po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Top Channel