Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e Covdi19 për 24 orët e fundit, ku pas 423 testimeve kanë rezultuar pozitivë me Covid19 11 persona.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2 ndërsa janë 175 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,433 që nga fillimi i epidemisë.
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 423 testime, 11 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 14 të shëruar në 24 orët e fundit
25 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 423 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 11 qytetarë, në Bashkitë:
7 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Tropojë, Mat, Tepelenë, Berat.
Janë 175 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,433 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 25 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 423
Testime totale 2,007,915
Raste pozitive 332,202
Raste të shëruara 328,433
Raste Aktive 175
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 147
Fier 9
Gjirokastër 8
Vlorë 3
Berat 3
Shkodër 2
Durrës 1
Kukës. 1
Dibër. 1
Top Channel