CIA përdorte ‘guaska eksplozive’ teksa tentonte të eliminonte liderin kuban Fidel Castro (fotot)

25/11/2022 20:52

Guaska shpërthyese, përfshirje mafiozësh apo kërpudha helmuese në rroba-banjot e presidentit kuban Fidel Castro, kanë qenë disa tentativa të vërteta vrasjeje të menduara nga CIA, tregojnë së fundmi dokumente të de-klasifikuara në SHBA.

Dhe në fakt “guaskat eksplozive” të bregdetit ishin një nga tentativat e preferuara të përdorura nga shërbimet sekrete për presidentin e Kubës, Fidel Castro.

Kështu që CIA, asokohe nën urdhrat e presidentit John F. Kennedy, i cili dhe vetë u vra në një atentat në 1963, u ngarkua për të eliminuar liderin e revolucionit kuban teksa tensionet mes vendeve zienin.

Rrethi i brendshëm i Castro ka deklaruar se një total prej rreth 600 tentativash vrasjeje janë bërë ndaj liderit kuban nga shërbimet e SHBA, por tashmë dokumentet e deklasifikuara tregojnë për elementet e ndryshme të fantazisë që përfshiheshin në “arsenalin” e atentatorëve.

Këto të fundit varionin nga shpresa se presidenti mund të merrte një guaskë nga toka që t’i shpërthente në dorë, deri te dhënia si dhuratë e kostumeve të zhytjes, të kontaminuara me helme fatale për ta zhdukur nga faqja e dheut.

Në dokumente thuhet: “Ne këtë periudhë kishte diskutime për guaska-bombë që do të vendoseshin në zonën ku Castro preferonte të shkonte për zhytje.”

Ndërsa plani tjetër për kostumin e kontaminuar të zhytjes përfshinte përdorimin e një bime kërpudhore që do të sëmurte fatalisht Castro-n.

Në dokumente shtohet: “Plani i CIA ishte të përhapte në kostumin e zhytjes një pluhur kërpudhor që shkaktonte sëmundjen infektuese të ‘këmbës madera’, ose ta kontaminonin me bakterin ‘tuberculosis bacilli’ që prek aparatin e frymëmarrjes.”

Por Castro i mbijetoi të gjitha tentativave të vrasjes dhe vdiq në moshën 90 vjecare në 2016.

Një tjetër tentativë komploti po aq fantastike ishte infiltrimi i kreut të mafias Sam “Momo” Giancana, që do të dërgohej nga CIA në Kubë për të helmuar Castro, shkruan rrjeti Newsweek.

FOTO GALERI
1/3
“Guaskat eksplozive” të bregdetit ishin një nga tentativat e preferuara të përdorura nga shërbimet sekrete për presidentin e Kubës, Fidel Castro.

Top Channel