Adidas nis hetimet për pretendimet se Kanye West i ka treguar stafit pornografi dhe foto intime të Kim Kardashian

25/11/2022 13:51

Adidas po nis një hetim mbi akuzat për sjellje të papërshtatshme kundër Kanye West, duke përfshirë pretendimet se ai u tregoi anëtarëve të stafit pornografi dhe foto intime të Kim Kardashian.

Gjiganti gjerman i veshjeve sportive, i cili i dha fund partneritetit me reperin muajin e kaluar, tha se mori një letër anonime që përmbante disa akuza kundër reperit.

Hetimi i pavarur pason një raport të Rolling Stone që pretendon se Kanye ka përdorur pornografi, ngacmim dhe ‘lojëra mendore’ për të kontrolluar stafin. Pretendohet se West e bënte stafin të shikonte pornografi dhe u tregonte foto intime të ish partneres së tij Kim Kardashian. Po ashtu nuk mungonin as  kasetat e tij seksuale.

Sipas revistës, ish-anëtarë e stafit i kanë dërguar letrën anonime Adidas-it, duke akuzuar drejtuesit e lartë të kompanive se kanë ‘mbyllyur sytë’ ndaj sjelljes së Kanye-s duke mos reaguar.

“Një model shumë i sëmurë i sjelljes grabitqare ndaj grave”, shkruhet në letër për reperin.

Një zëdhënës i Adidas tha: “Aktualisht nuk është e qartë nëse akuzat e bëra në një letër anonime janë të vërteta. Megjithatë, ne i marrim këto akuza shumë seriozisht dhe kemi marrë vendimin për të nisur një hetim të pavarur të çështjes menjëherë për të adresuar akuzat. ”

West ka folur më parë publikisht për vuajtjen nga një varësi ndaj pornografisë, duke thënë se shkatërroi familjen e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA