Ukraina e konsideron shkaktar për sulmet me raketa, Moska mohon akuzat

24/11/2022 14:33

Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar se nuk ka goditur asnjë objektiv brenda Kievit ditën e djeshme.

Ata deklaruan se ka goditur vetëm objektet energjetike që lidhen me sistemin e komandës dhe kontrollit ushtarak të Ukrainës.

Sulmet e ditës së djeshme lanë 10 persona të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur.

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov reagoi në lidhje me akuzat duke thënë se sulmi i nisur nga trupat e tyre por nuk ka pasur objektiva të spikatura më parë.

“ Forcat e Armatosura ruse “kishin nisur një sulm masiv ajror, detar dhe tokësor me armë me precizion të lartë me rreze të gjatë kundër sistemit të komandës dhe kontrollit ushtarak të Ukrainës dhe objekteve të lidhura me energjinë. Dëshiroj të theksoj se asnjë goditje e vetme nuk është bërë në objektiva brenda qytetit të Kievit”, tha ai.

Ai pretendoi se shkatërrimi i parë në Kiev ishin raketa mbrojtëse ukrainase që binin mbi qytet.

Ky reagim vjen pas pretendimeve të Ukrainës së Rusia lëshoi ​​70 raketa, duke synuar infrastrukturat kryesore të vendit dhe zonat civile.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA