Tregtia e armëve lulëzon me ritëm të paparë, ndërsa Evropa Lindore armatos Ukrainën 

24/11/2022 22:00

Industria e armëve në Evropën Lindore po prodhon armë, predha artilerie dhe furnizime të tjera ushtarake me një ritëm që nuk është parë që nga Lufta e Ftohtë, ndërsa qeveritë në rajon udhëheqin përpjekjet për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

Lufta në Ukrainë ka ndikuar kryesisht për të keq në ekonominë e Evropës. Por, një sektor po lulëzon në heshtje. Prodhuesit e armëve në Evropën Lindore po prodhojnë armë dhe municione me një ritëm të paparë.

Shumë qeveri në rajon ndonëse të kujdesshme ndaj udhëheqësit të tyre të vjetër sovjetik, Rusisë, janë të etur për të ndihmuar Kievin që t’iu rezistojë forcave ruse.

Kompanitë e armëve po shfrytëzojnë mundësinë që iu është ofruar nga lufta. Firma shtetërore polake “PGZ” prodhon gjithçka, nga dronët tek automjetet e blinduara.

Shefi i saj, Sebastian Chwalek thotë se pothuajse janë dyfishuar planet e tij të investimeve gjatë dekadës së ardhshme.

Një histori e ngjashme po ndodh edhe në Republikën Çeke.Vendi ka furnizuar Ukrainën me armë në vlerë prej 2.1 miliardë dollarëve ndërsa eksportet e armëve janë duke arritur nivelin më të lartë që nga viti 1989.

Industria e armëve në Evropën Lindore lulëzoi fillimisht nën komunizëm, duke prodhuar armë për bllokun sovjetik.Lufta në Ukrainë ka bërë që këto fabrika të rrisin punën sërish, por kësaj radhe jo më në shërbim të Kremlinit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA