Rënia e numrit të aksidenteve në Shqipëri vijon të mbetet e qëndrueshme, krahasuar me periudhën janar-tetor të vitit të kaluar.

Sipas statistikave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka 31 viktima dhe 16% aksidente rrugore më pak.

Gjithsej ka pasur 968 aksidente rrugore gjatë periudhës Janar-Tetor 2022, 33% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, 16% më pak se në 2021-shin.

20% më pak viktima për 1 milion banorë sesa në vitin 2021, 56 viktima për 1 milionë banorë projeksioni për vitin 2022.

134 viktima në aksidente rrugore gjatë periudhës Janar-Tetor 2022 ose 19% më pak krahasuar me një vit më parë.

Në këtë periudhë ka pasur 1,362 qytetarë të përfshirë në aksidentet rrugore 30% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë me vitin 2018 dhe 13% më pak se në vitin 2021.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel