Rriten rastet e gripit në Angli/ 10 herë më shumë pacientë të shtruar në spitale se vitin e kaluar

24/11/2022 17:03

Dhjetë herë më shumë qytetarë janë shtruar në spital me grip këtë vit, në krahasim me vitin e kaluar në Angli.

Javën e kaluar kishte mesatarisht 344 pacientë në ditë me grip në spital, krahasuar me 31 që u panë në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, sipas të dhënave të lëshuara nga NHS England, sipas Sky News.

Këto shifra ndodhin kur 360,000 punonjës të NHS mungojnë në punë që prej javës së kaluar për shkak të COVID .

Më shumë se 13,000 (13,179) shtretër në ditë u liruan javën e kaluar nga pacientë që nuk kishin më nevojë për një të tillë.

Kjo situatë pason një paralajmërim nga drejtuesit e NHS se po përballet me kërcënimin e një “tripledemie” të COVID, gripit dhe kërkesës rekord për shërbimet urgjente dhe emergjente.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA