Qeveria afrikane ndalon eksportet e baobabit drejt Gjeorgjisë pas zemërimit publik (fotot)

24/11/2022 17:26

Presidenti ka urdhëruar ministrinë e mjedisit dhe pyjeve të hetojë dhënien e një kontrate të dyshimtë për heqjen e pemëve të famshme.

Qeveria keniane ka ndaluar transportimin dhe eksportin e baobabëve nga Kilifi drejt Gjeorgjisë  dhe po heton sesi një kompani e huaj ka marrë lejen për të transportuar pemët e lashta jashtë vendit.

Presidenti William Ruto ka urdhëruar hetime për mënyrën sesi biznesmeni Georgy Gvasaliya ka marrë licencën për nxjerrjen e pemëve jashtë vendit sipas të ashtuquajturit protokolli Nagoya , një marrëveshje ndërkombëtare për eksportimin e burimeve gjenetike, që duket se është përfshirë në legjislacionin vendas duke lejuar zhvendosjen e pemëve në shtete të tjera.

Ekspozimi ndodhi pas një raporti të së përditshmes britanike ‘The Guardian’ një muaj më parë, mbi çrrënjosjen dhe transportimin e pemëve të rajonit Kilifi në bregdetin e Kenias, në një kohë kur vendi vuan nga humbja e mbulimit të tij pyjor.

Pemët Baobabë mund të jetojnë mijëra vjet dhe i rezistojnë thatësirës, duke krijuar habitat natyror për shumë specie të tjera. Ato prodhojnë gjithashtu një fryt që përmban shumë vitaminë C, antioksidantë, kalcium e fibra, i cili përdoret në lëngje ose si drith. Lëvorja e trungut te tyre ka veti shëruese dhe perdoret ne estetike.

Zemërimi për eksportimin e pemëve dhe debati për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore e burimeve fitoi vëmendje në vend dhe presidenti ndaloi eksportimin e tetë baobabëve.

Ruto tha në një koment: “Duhet të ketë autorizimet e duhura dhe përfitim të drejtë për kenianët, gjithashtu masa duhet të përshtatet me axhendën e qeverisë për mbjelljen e 15 miliardë pemëve në 10 vitet e ardhshme.”

FOTO GALERI
1/3
Qeveria keniane ka ndaluar transportimin dhe eksportin e baobabëve nga Kilifi drejt Gjeorgjisë dhe po heton sesi një kompani e huaj ka marrë lejen

Top Channel