FIFA ka nisur procedurat për të hetuar në mënyrë të detajuar atë se çfarë ndodhi gjatë dy ndeshjeve të këtij Botërori.
Në takimin e parë, në ndeshjen hapëse të Botërorit, Katar-Ekuador u dëgjuan thirrje homofobike nga tifozët amerikano-jugor dhe kjo mund t’ju kushtojë shumë, pasi FIFA mund t’i ndëshkoj ata deri te pezullimi në shkallët e stadiumit.
Rasti i dytë ka ndodhur në ndeshjen Meksikë-Poloni, në këtë sfidë tifozët meksikanë kanë ofenduar vazhdimisht sulmuesin polak, Robert Lewandowski pas penalltisë së humbur.
Diçka e tillë është raportuar nga mediet franceze dhe në këto hetime të FIFA-s mund të kenë ndikuar edhe rregullat e vendit organizator, Katari.
Tani mbetet për t’u parë, nëse do të ketë vendime për këto dy raste dhe vendimet që mund të merren, duke nisur nga gjobat deri te masa më ekstreme, pezullimi i tifozëve për një numër të caktuar ndeshjesh
Top Channel