Laborator kokaine në Fier/ Deri tani 15 të arrestuar, droga vinte nga Kolumbia! Arrestime edhe në Malin e Zi

24/11/2022 20:21

Kokainë e fshehur mes thasëve me pleh kimik është zbuluar këtë të enjte në fshatin Frakull e Madhe në Fier, ndërsa 15 persona kanë rënë në pranga.

Sasia e drogës është nisur nga Kolumbia me destinacion Shqipërinë.

Kamionë të policisë kanë zbarkuar në zonën e Frakullës së Madhe, ndërsa forca të shumta policore po ushtrojnë një operacion në anën e pasme të një banese në këtë zonë e cila mendohet se përdorej për mbajtje lënde narkotike. Kamionët po ngarkohen aktualisht.

Kryeplaku i fshatit është shprehur se në banesën në pronësi të ish kryetarit të Frakullit të Madh, Viktor Çervenaku janë gjetur më shumë se 200 thasë me pleh kimik bashkë me fishekë.

Deri në këto momente janë tre kamionë të cilët janë ngarkuar dhe po transportohen për t’u realizuar nga ekspertë. Burimet bëjnë me dije se janë gjetur mes tyre fishekë.

Në këtë operacion ndodhet efektive të policisë malazeze bashkë me policinë shqiptare.

Pas tre muajsh përgjime dhe vëzhgime nga ana e SPAK-ut, Dea-s dhe policisë malazeze, operacioni policor u realizua sot.

Kokaina e fshehur në thasë me pleh artificial, është zbuluar nga policët malazezë në korrik, me ndihmën e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, pasi ngarkesa mbërriti në Portin e Tivarit.

Inspektorët e Sektorit Kundër Krimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit dhe policinë shqiptare mbajtën nën vëzhgim dërgesën derisa të shkonte në destinacionin final, Shqipërinë.


Arrestime ka edhe në Mal të Zi, persona të përfshirë në trafikun e kokainës.

Sipas informacioneve, ngarkesa e drogës ka ardhur nga Kolumbia, ka mbërritur në Portin e Tivarit dhe në fund në Fratar të Fierit.

Ngarkesa ishte sjellë prej kohësh, thanë burimet e Anila Hoxhës, ndërsa SPAK vëzhgoi e përgjoi për të identifikuar rolin e secilit që është i përfshirë.

Në operacionin e vëzhgimit sekret gjatë këtyre tre muajve, sipas burimeve të Anila Hoxhës, kanë qenë të angazhuar 60 oficerë të Policisë së Shtetit.

Është goditur i gjithë grupi kriminal si porositës, pritës dhe baza e ngritjes së laboratorit ku mbahej kokaina.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel