Gjykatësja kolumbiane që pozon në rrjet me të brendshme, shkarkohet kur del gjysmë e zhveshur në seancën në distancë (fotot)

24/11/2022 16:27

Një gjykatëse skandaloze që pozonte me të brendshme në rrjetet sociale në Kolumbi, është shkarkuar më në fund pasi u shfaq gjysmë e zhveshur, gjatë një seance gjyqësore në distancë me lidhje direkte.

Vivian Polania kishte fikur kameran e laptopit të saj pasi një nga të pranishmit e paraljamëroi se po dilte në të brendshme, por video e saj prej 33-sekonda u bë shpejt virale në rrjet.

Një ankesë formale u bë nga zyrtarët dhe komisioni disiplinor vendosi që 34-vjecarja të pezullohet deri në shkurt.

Vendimi vjen pasi Vivian kishte folur kundër kritikëve që dënonin fotot e saj në rrjetet sociale, ku ajo me veshje të brendshme tregonte tatuazhet dhe të pasmet ne te mbathura të vogla.

Raportimet asokohe thonin se gruaja ishte vendosur nën hetim për fotot erotike të vetes, duke sponsorizuar nga kompanitë e veshjeve.

Por Vivian insistonte se fotot e saj tregonin se ishte “me mendje të hapur” apo se “jo të gjithë gjykatësit e avokatët janë njëlloj”.

Vivian, emri i plotë i së cilës është Heidy Vivian Polania Franco, dukej se mezi nxirrte fjalët e saj në video dhe raportime vendore thonin se ishte e duhur.

Video e skandalit u filmuar gjatë seancës për pranimin ose jo të lirimit me kusht të një sulmuesi terrorist me makinë-bombë.

Një shikues i shokuar nga pamjet postoi videon në rrjet duke komentuar: “Në një video në WhatsApp që po qarkullon në rrjet, Vivian Polania që punon në Pallatin e Drejtësisë në Cucuta, merr pjesë në seancë nga krevati i saj, gjysmë e zhveshur e duke tymosur”.

Në vendimin e pezullimit komisioni gjyqësor tha: “Komisioni nuk duhet të lejojë më përçimin e gjykatëses ndaj postit të saj, që e tregoi publikisht ndaj prokurorisë e mbrojtjes”.

“Nuk gjejmë dot asnjë justifikim që ajo ta prezantonte veten në një gjendje të tillë të përçmueshme nga shtëpia e saj”.

FOTO GALERI
2/3
Një ankesë formale u bë nga zyrtarët dhe komisioni disiplinor vendosi që 34-vjecarja të pezullohet

Top Channel