20/12 09:53
Sot ne “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar Brajan dhe Brendon Dina, dy balerinët binjakë të Top Channel.
Ata treguan kujtime nga fëmijëria, ku i ngatërronin të gjithë për shkak të ngjashmërisë së madhe.
Brajan, si 5 minuta më i rritur tregoi se janë shumë të lidhur dhe hera-herës e kapin veten me të njëjtat mendime ose duke thënë njëkohësisht të njëjtat fjalë.
Përballë disa situatave, ata njëkohësisht thanë se sakrifica më e madhe që do të bënin për njëri-tjetrin është “dhënia e jetës”.
Ndërkohë si njeriun më të rëndësishëm në jetë cilësuan njëri-tjetrin dhe mamanë.
Top Channel