Dani Alves vë bast që Kupa e Botës Katar 2022 do të fitohet nga Brazili.

I intervistuar nga mediet, mbrojtësi 39-vjeçar, i cili mban dhe rekordin si lojtari më i vjetër i ftuar nga Brazili në një Kupë Bote, theksoi se në 16 vite përfaqësuesja e tij nuk ka pasur skuadër më të mirë.

“Brazili është gjithmonë favorit, nga tradita dhe historia. Gjërat që kanë rëndësi në këto turne. Kemi vuajtur vitet e fundit, por tani kemi ndërtuar një grup me ‘lëkurë shumë të trashë’, për cilësitë njerëzore kjo është dhoma e zhveshjes më e mirë në Brazil pas një kohe të gjatë. Brazili i sotëm nuk ka të barabartë për sa i përket numrit të lojtarëve brilantë, por jemi edhe shumë të ekuilibruar. Unë kam 16 vite në kombëtare dhe ky është momenti më i mirë për ne si lojtarë”, deklaroi Dani Alves./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA