Punonjësi i supermarketit në Virxhinia të SHBA-së vrau gjashtë persona dhe plagosi katër të tjerë në vendin e punës.
Oficerët deklaruan se autori i armatosur ka hapur fillimisht zjarr me breshëri plumbash ndaj kolegëve.
Më pas ai e ka drejtuar armën vetes, duke u plagosur për vdekje. Deri më tani nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, e disata në SHBA brenda një kohe të shkurtër.
Fillimisht thirrjet e para u për ndihmë u dërguan rreth orës 22:12 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa pas dy minutash policia mbërriti në vendngjarje.
Pasi hynë në ndërtesë dhe vendi u sigurua autoritetet gjetën të gjithë punonjësit e vrarë.
Një dëshmitar okular, i cili kishte veshur një uniformë Walmart të supermarketit, tha ka qenë i fshehur në dhomën e punëtorëve aty ku më pas kolegu i tij ka hyrë duke i treguar për situatën.
“Mjerisht ne humbëm disa nga bashkëpunëtorët tanë”, u shpreh ai.
Motra e një punonjësi deklaroi se vëllai i saj 20-vjeçar, u qëllua dhe u plagos vetëm 10 minuta pasi kishte hyrë në punë.
Të shtënat vijnë vetëm disa ditë pasi një person i armatosur hapi zjarr në një klub nate LGBT në shtetin amerikan të Kolorados, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur 17 të tjerë.
Dhe në fillim të këtij muaji, tre lojtarë të futbollit amerikan u qëlluan dhe u vranë në Universitetin e Virxhinias.
Top Channel