Një person i armatosur ka vrarë deri në dhjetë persona në një supermarket në shtetin amerikan të Vixhinias.
Një masakër e re trondit SHBA-në: 10 persona kanë humbur jetën e nga të shtënat në një supermarket Walmart në Virxhinia. Autori i sulmit rezulton të ketë qenë vetë drejtori i qendrës tregtare, i cili pas ngjarjes së rëndë është vetëvrarë. Të pakta janë deri tani detajet dhe nuk ka ende një shifër të saktë të të plagosurve.
Efektivët iu përgjigjën raportimeve për të shtënat në Walmart dhe në moment mbërritën atje gjetën të vdekur e të plagosur, të qëlluar që të gjithë sikurse u dëshmua më vonë, nga një person i vetëm. Të shtënat ndodhën brenda ndërtesës. Motivi që nxiti këtë gjest ekstrem nuk është zbardhur për momentin, por hetimet vazhdojnë. Njerëzve iu kërkua të qëndronin larg supermarketit, në mënyrë që ekipet e ndihmës së shpejtë ta kishin hyrjen të lirë për të vepruar sa më pare. Sulmi i mbrëmjes së të martës vjen vetëm pak ditë pasi një person i armatosur hapi zjarr ndaj një klubi nate të komunitetit LGBT në Kolorado, duke vrarë 5 vetë e duke plagosur 17 të tjerë.
Në 2019—tën, një tjetër episod të shtënash masive po në një supermarket Walmart në El Paso të Teksasit i kushtoi jetën 23 personave.
Top Channel