Lea dhe Petro kanë debatuar gjatë takimit të tyre këtë të mërkurë.
Grindja mes tyre erdhi kur pjesë e diskutimit u bë edhe Irisi.
Lea: A ke akoma pëlqim për Irisin?
Petro: Pse duhet të lindi kjo pyetje.
Lea: Dua të jem e qartë me veten time.
Petro: Unë nuk pranoj kushte nga asnjë.
Lea: Mua më janë vënë kundër të gjithë se kam pëlqim për ty. Ti del e më thu kam pëlqim edhe për ty edhe për Irisin.
Petro: Unë ia bëj qejfin ty apo dikujt tjetër në momentin që e ndjej.
Lea: Është më se normale që unë t’i kërkoj, kështu që zemra ishe ti që u fute mes nesh. Dua të qartësohesh, mes meje dhe Irisit t’i ndash gjërat.
Petro: Si me ty, si me Irisin, si me një vajzë tjetër do t’i ndaj.
Lea: Unë dua të di ku është me Irisin, unë mendoja se nuk ka më pëlqim për Irisin prandaj e pranova një takim me Petron.
Petro: Unë po të isha në vendin tat do isha çu kur thash që kam një pëlqim për Irisin.
Lea: Unë të dhashë një mundësi.
Petro: Unë nuk pranoj kushte.
Kujtojmë se Irisi dhe Lea hynë në Për’puthen si shoqe, por aktualisht janë kthyer në rivale, pikërisht se të dyja kanë pëlqim për djalin.
Top Channel