Aktori shqiptar, Amos Zaharia në një lidhje me skype në emisionin “Goca dhe Gra” ka rrëfyer detaje nga jeta e tij private.
Ndërsa në studio mes vajzave po diskutohej ndikimi i nënës në marrëdhënien e një çifti, Amos rrëfeu lidhjen e fortë me mamanë e tij, aktoren Yllka Mujo.
Ai u shpreh se marrëdhënia e ngushtë që ka me mamanë e tij nuk ka ndikuar në lidhjet e tij.
Amos: Unë përveç se nënë, e kam shoqe mbi të gjitha. Jam përpjekur që marrëdhënien me Yllkën ta coj në një tjetër dimension.
Nëse do ndërmerrje një projekt me kë do konsultoheshe?
Amos: As me njërën as me tjetrën, por me veten, vendimi më takon mua.
Ia ke prezantuar mamit gocat me të cilat je takuar?
Amos: Po, vajzat me të gjitha kam kaluar një kohë të gjatë dhe kanë pasur një lloj rëndësie në jetën time po.
Të ka quajtur çun mami ndonjëra nga partneret?
Amos: Jo, nuk e mbaj mend, më kanë sharë shumë, por jo çun mami.
Top Channel