Në mesin e 18 shteteve nga BE-ja, Klinika Digjitale zë vendin e parë në Evropë për inovacion

23/11/2022 21:45

Në kohën e transformimit digjital në shëndetësi, platforma e njohur Kosovare, Klinika Digjitale, ofron inovacionin më të mirë në Evropë për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe kujdesit për pacientët, mjekët dhe ofruesit e shërbimeve shëndetësore.

Në një garë konkurruese në mesin e 18 shteteve të Bashkimit Evropian dhe të pjesëmarrëseve nga Gjermania, Estonia, Irlanda, Zvicra, Holanda, Mbretëria e Bashkuar, Austria, Luksemburgu, Belgjika, Italia, Spanja etj, zgjidhja dhe inovacioni i ofruar nga Klinika Digjitale shpallet fitues dhe zë vendin e parë.

Dr. Dardan Asllani, drejtor ekzekutiv i Klinikës Digjitale falënderoi Jurinë Ndërkombëtarë të përbërë nga 8 përfaqësues të shteteve të Bashkimit Evropian për zgjedhjen dhe uroi European Patients Digital Health Awards, MSD Europe, Digital Health Academy dhe Allied for Startups për organizim të shkëlqyer.

Top Channel