Kujdestari i kopshtit shpëton gorillën ‘e mrekullisë’ që u braktis në lindje nga nëna (fotot)

23/11/2022 19:26

Një bebe gorillë i lindur i sëmurë në një kopsht zoologjk në Australi ka fituar mrekullisht një shans të dytë për jetën pasi krye-kujdestari vendosi ta rrisë vetë majmunin e sapolindur.

Kujdestari Chad Staples është kujdesur tashmë për gorrillën Kaius gjatë periudhës më të vështirë pas lindjes së tij traumatike në kopshtin  Mogo Wildlife Park in Mogo, në jug të New South Wales, Australi.

Nëna e tij Kipenzi, duhet të kryente nje operacion për heqjen e placentës por babai i të voglit për arsye të paditura, e rrëmbeu atë gjatë periudhës fatale të ushqimit me gji pas lindjes.

Stafi arritën të merrnin përsëri Kaius pas 14 orësh por ai ishte sëmurur me sepsis e pneumoni.

Doktorë e infermierë të zonës erdhën në parkun zoologjik Mogo për të ndihmuar Kaius, i cili prej atëherë ka arritur të qëndrojë në gjendje të stabilizuar.

Chad Staples dhe stafi janë kujdesur për gorillën e vogël që kur nëna e tij e braktisi kur ia vendosën pranë.

“Shumë thonë se nëna e braktisi prej mungesës së kontaktit të lëkurës dhe lidhjes emocionale. Tani atë e mbaj unë në gjoks dhe dëgjon rrahjet e zemrës time”.

Kujdestari thotë se frymëmarrja e gorrillës është qetësuar dhe ia kanë dhënë antibiotikë për infeksionet.

Staples shtonte se objektivi final është ribashkimi i Kaius me familjen e tij.

Për një javë kujdesit për gorrillën Staples tregon se më në fund arritën t’i hiqnin tubat e oksigjenit dhe të ushqimit.

“Kaius i vogël ka qenë i gjithë fokusi im në 3 javët e fundit”, thotë Staples në një koment të fundit.

“Ai është tani një bebe e vogël por unë dua ta shoh të rritet në një gorillë te madh kurriz-argjend në të ardhmen, të bashkuar me grupin e tij.”

FOTO GALERI
2/7
Nëna e tij Kipenzi, duhet të kryente nje operacion për heqjen e placentës por babai i të voglit për arsye të paditura, e rrëmbeu atë

Top Channel